Mbetet i ngujuar në ventilator

Ndryshe

Mbetet i ngujuar në ventilator

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Foto

Zjarrfikësit në qytetin San Lorenzo të Kalifornisë shpëtuan një njeri i cili u mbërthye në ventilatorin plot me vaj dhe yndyrë në çatinë e një restoranti.

Zyra e Sherifit njoftoi se 29-vjeçari nuk do të mund të mbijetonte asnjë edhe një ditë tjetër në ato kushte.

Megjithatë, policia nuk publikoi informacione për sa kohë ai kishte mbetur atje.

Ai ishte i mbuluar me vaj dhe yndyrë dhe nuk mund të lëvizte. Shpëtoi vetëm pasi një kalimtar e dëgjoi duke thirrur për ndihmë dhe i cili më pas thirri policinë.

“Njeriu nuk mund të lëvizte dhe zjarrfikësit e nxorën jashtë për një orë. Ai ishte 'fizikisht i lodhur dhe i dehidruar', pas së cilës u transferua në spital”, tha zyra e sherifit në një deklaratë.

Zyra e sherifit hapi një hetim mbi rastin për të zbuluar nëse 29-vjeçari u mundua të hynte në restorantin kinez, i cili në atë kohë ishte i mbyllur, 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat