La fëmijën vetëm në banjë për të parë Facebookun, e gjeti të mbytur në vaskë

Ndryshe

La fëmijën vetëm në banjë për të parë Facebookun, e gjeti të mbytur në vaskë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:35
23-vjeçarja Kayla Lynton është arrestuar në Tel Aviv të Izraelit

Nëna e një fëmijë që u mbyt në banjë rrezikon të dënohet deri me 9 vite burg pasi dyshohet se la të pashoqëruar vajzën 6-muajshe për të kontrolluar llogarinë e saj në Facebook.

23-vjeçarja Kayla Lynton është arrestuar në Tel Aviv të Izraelit nga autoritetet të cilat po hetojnë pretendimet për neglizhencë në lidhje me vdekjen e vogëlushes Naomi në muajin Korrik.

Fillimisht Kayla raportohet se ka thënë se e la vajzën për të shkuar në tualet, por tani hetuesit po përpiqen të provojnë pretendimin se ajo ishte në Facebook dhe Instagram në kohën që e vogla e saj u mbyt në vaskë.

Ekziston mundësia që 23-vjeçarja të ketë vizituar llogaritë e saj në rrjetet sociale teksa po kryente nevojat e saj personale në tualet, por hetuesit po përpiqen të zbardhin se çfarë ndodhi ekzaktësisht në ato 10 minuta që i morën jetën Naomit.

Kayla, e cila është e martuar me britanikun Ilan Lynton, raportohet se telefonoi shërbimet e urgjencës kur e gjeti pa ndjenja të bijën, por e vogla nuk u arrit të shpëtohej dhe humbi jetën pas një jave në koma.

Bashkëshorti konfirmoi për “The Mirror” se celulari i Kaylas është sekuestruar nga hetuesit si pjesë e hetimeve.

Ilan Lynton u shpërngul nga Londra në Tel Aviv 5 vite më parë, ku u martua me Kaylan në vitin 2015. Në vitin 2016 çiftit i lindi vajza e parë Elizabeth ndërsa në vitin 2018 lindi Naomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat