Luani mbyt punëtoren në një park zoologjik të SHBA-së

Ndryshe

Luani mbyt punëtoren në një park zoologjik të SHBA-së

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:26
Alexandra Black

Një punëtore 22-vjeçare ka ndërruar jetë në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi është sulmuar nga një luan në një kopsht zoologjik. Ngjarja ndodhi kur luani arriti të dilte nga kafazi gjatë kohës kur në park po kryhej procedura e pastrimit.

Viktimi është Alexandra Black, ndërsa në atë park ajo kishte filluar punën para dy javësh dhe nuk ishte pjesë e stafit të rregullt. Familja e saj kanë thënë se ajo i ka dashur kafshët dhe vdiq duke e ndjekur pasionin e saj. “Kjo ishte hera e katërt që ajo punonte përkohësisht në një park sepse dëshironte ta fillonte karrierën e punës me kafshët”, thuhet në deklaratën e familjes.

Black sapo kishte diplomuar në Universitetin Shtetëror të Indianas, ku kishte studiuar për sjelljen e kafshëve. Ajo kishte marrë pjesë në shumë aktivitete vullnetare në punën me kafshët, përfshirë edhe punën me ujqër.

Sipas faqes së kopshtit, në këtë vend janë të strehuara 80 kafshë, ndërsa në mesin e tyre janë edhe 15 luanë. Përgjegjësit e parkut kanë thënë se procesi i pastrimit ka qenë i mbikëqyrur nga një profesionist i trajnuar dhe mbetet e paqartë se si luani ka arritur të dalë nga kafazi, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat