Hyn të vjedh veturën dhe ngec brenda, telefonon policinë ta ndihmojnë

Ndryshe

Hyn të vjedh veturën dhe ngec brenda, telefonon policinë ta ndihmojnë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një grabitës veturash në qytetin norvegjez të Trondheimit u detyrua të thërriste policinë për veten e tij pasi mbeti i bllokuar në veturën që po përpiqej të vidhte, theksuan burime nga policia.

Sipas policisë, i riu hyri në një automjet për ta vjedhur atë. Kur zbuloi se nuk ishte në gjendje të largohej, ai thirri policinë për të kërkuar ndihmë.

“Një patrullë policie arriti ta lirojë atë duke e arrestuar dhe shoqëruar në paraburgim’’, theksoi policia.

“Meqë ai na njihte më parë, mendoi se ishte e drejtë të kërkonte ndihmë”, tha zëdhënësi i policisë Ebbe Kimo për transmetuesin publik NRK. “Hajduti i veturave ishte 17 vjeç”, sipas raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat