Elefanti i vogël ngacmonte mirëmbajtësin, kërkonte vëmendjen duke dashur të luante

Ndryshe

Elefanti i vogël ngacmonte mirëmbajtësin, kërkonte vëmendjen duke dashur të luante

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:55
Pamje nga video

Dan Daeng u ngacmua nga elefanti i vogël që quhet Khunsuk, që jeton në një kopsht zoologjik në Chiang Mai të Tajlandës.

Derisa mirëmbajtësi 20-vjeçar po i lyente disa rrethoja, gjallesa njëvjeçare e godiste me hundë dhe kërkonte vëmendje, duke dashur të luante me të.

Madje, elefanti u ngjit në rrethoja, sikur donte të dilte prej aty dhe të luante bashkë me punonjësin që duket se kujdeset dhe argëtohet shumë me të.

“Khunsuk ka më shumë energji se çdo elefant që kam takuar ndonjëherë. Nuk e dija që e kam pas, derisa më preku në këmbë”, ka thënë Daeng. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat