E verbra bullgare parashikon: Atentat ndaj Putinit, ndërsa Trump do të humb dëgjimin

Ndryshe

E verbra bullgare parashikon: Atentat ndaj Putinit, ndërsa Trump do të humb dëgjimin

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:43
Trump dhe Putin

Baba Vanga, e verbra bullgare e cila parashikoi shembjen e kullave binjake ‘9/11’, ‘Brexit’ dhe ngritjen e ISIS, ka plot 12 vite që ka vdekur, por tani janë zbuluar parashikimet e saj edhe për vitin 2019.

Sipas Baba, dy nga udhëheqësit më të shquar botërorë do të jenë në vështirësi këtë vit.

Presidenti rus, Vladimir Putin do të përballet me një përpjekje për vrasje nga dikush brenda ekipit të tij të sigurisë, ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do humb dëgjimin nga një sëmundje misterioze.

Baba, e cila është bërë figurë e kultit në mesin e teoricienëve të konspiracionit, ka parashikuar gjithashtu një tsunami masiv. Tsunami ky i cili do të zhdukë pjesë të mëdha të Azisë dhe Evropa do të pësojë një rënie ekonomike katastrofale.

Pra, a mund të ndodhin ndonjë nga këto?

Putin i ka mbijetuar tashmë të paktën një tentative të vrasjes dhe tani presidenti rus ka rrethuar veten me një skuadër snajperiste, detyra e vetme e të cilëve është ta mbajnë gjallë atë, prandaj ai ndoshta pajtohet me Baba Vangan, se një përpjekje tjetër në jetën e tij mund të ndodhë në vitin 2019.

Sa i përket Donald Trump-it, presidenti amerikan parashikohet të ketë një 2019 katastrofë, pasi jo vetëm që mund t’i nënshtrohet një sëmundjeje të pashpjegueshme që do t’i shkaktojë trauma në tru dhe humbje dëgjimi, por një anëtar i familjes së tij do të përfshihet në një aksident.

Ajo gjithashtu parashikoi se Europa do të vuajë nga një kolaps masiv ekonomik, të cilin disa thonë se mund të ndodhë lehtë kur Britania të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars 2019.

Ajo gjithashtu mendon se një tjetër cunami shkatërrues është në horizont, i cili mund të zhduk pjesë të disa vendeve aziatike duke përfshirë Pakistanin, Indinë, Kinën, Japoninë dhe Indonezinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat