Saharaja ndryshon çdo 20 mijë vjet

Ndryshe

Saharaja ndryshon çdo 20 mijë vjet

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:58
Sahara

Saharaja ndryshon rrënjësisht pamje çdo 20 mijë vjet. Nga shkretëtirë në njërin cikël, transformohet në hapësirë pafund të gjelbër e anasjelltas. Ky konkluzion mbërrin pas analizimit të depozitimeve të pluhurave, që ka bërë të mundur zbardhjen e historisë së klimës në të paktën 240 mijë vitet e fundit. Arsyeja që fshihet pas këtyre fenomeneve ciklike mendohet të jenë ndryshimet e pjerrësisë së aksit tokësor, që periodikisht modifikon mënyrën e shpërndarjes së rrezeve të Diellit mbi planetin tonë.

Studimi është realizuar nga kërkuesit e universitetit më të mirë në botë të teknologjisë e shkencave MIT dhe është publikuar në revistën Science Advances.

Zbulimi është i rëndësishëm, pasi ndihmon për të kuptuar historinë e kësaj shkretëtire, madje edhe kohën kur ka qenë mikpritëse për njeriun.

Nga kërkimet dhe provat e gjetura ndër vite, rezulton se në periudhat më të hershme, ka qenë e populluar nga njeriu, duke përforcuar edhe konkluzionin e fundit mbi jetën ciklike të kësaj zonë të thatë e të ashpër të planetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat