Mjekët e shkëputën nga aparaturat, zgjohet nga koma ditën tjetër

Ndryshe

Mjekët e shkëputën nga aparaturat, zgjohet nga koma ditën tjetër

Më: 6 janar 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Një pacient, që mjekët besonin se nuk do të zgjohej kurrë, i habiti të gjithë pikërisht në momentin kur familja do ta shkëpuste nga aparaturat.

Babai i katër fëmijëve, Scott Marr, u gjet nga familja pa ndjenja në shtratin e tij, pasi kishte pësuar një goditje në tru.

Truri i tij kishte ënjtje të konsiderueshme dhe pasi mjekët nuk panë përmirësim të gjendjes së tij, dolën në përfundimin se truri i Scott kishte ndaluar së funksionuari.

Kështu, familjarët morën vendimin që ta shkëpusnin nga aparaturat. Ata i dhanë lamtumirat e fundit dhe u larguan për t’u bërë gati për të nesërmen.

Por, ndërkohë që ata përgatiteshin për funeralin, mjekët nga spitali i njoftuan se zoti Marr kishte filluar të zgjohej.

Vajzat tashmë e quajnë babanë e tyre si “njeriu mrekulli” që u kthye pikërisht në momentin që po përgatiteshin ta linin të shkonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat