Parkuan makinat tek toka e tij, fermeri i bën të pendohen përjetë

Ndryshe

Parkuan makinat tek toka e tij, fermeri i bën të pendohen përjetë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Ky bujk nga Pavao Bedekovic, Kroaci, e kishte një problem serioz në arën e tij.

Ai u lodh nga njerëzit që parkonin veturat në arën e tij, duke e përdorur atë si një parking pa pagesë – derisa durimit të tij i erdhi fundi.

Ata nuk dëgjuan kur Pavao ua tërhoqi vërejtjen që mos t’i parkonin veturat aty – dhe kështu, vendosi se duhej të bënte diçka për këtë.

Zgjidhja e tij? Befasuese dhe interesante. Pavao jeton dhe punon në një fermë në Kroaci. Fqinjët e tij shpesh organizojnë tregje të vogla që tërheqin shumë njerëz.

Pasi vizitorët vijnë nga larg, sigurisht duhet të parkohen diku. Dhe cili vend është më i mirë se ara e Pavaos? I cili gjithashtu ndodhet afër tregut. Por sa herë që ai iu kërkon pronarëve me mirësjellje që t’i largojnë veturat – ata e injorojnë atë.

Kështu, ai vendosi të bënte diçka për këtë. Shikoni videon më poshtë për të parë përgjigjen e bujkut ndaj pronarëve të veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat