9-vjeçari lufton me kancerin deri sa lind motra, i vë emrin dhe pastaj vdes

Ndryshe

9-vjeçari lufton me kancerin deri sa lind motra, i vë emrin dhe pastaj vdes

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:48
Bailey me motren e tij

 

"Tash është koha që të bëhem ëngjëlli mbrojtës i motrës sime". 

Me këto fjalë Bailey, 9-vjeçar iu drejtua prindërve pasi luftoikancerin për ta parë motrën e tij teksa erdhi në këtë botë

Kur u diagnostifikua mjekët thanë se ai ka "ditë ose maksimalisht javë për të jetuar", por britanezi luftoi aq sa të priste lindjen e motrës e madje asaj ia la edhe emrin Millie.

Pasi luftoi 15 muaj me kancerin, me lot në sy, duke i mbajtur duart e prindërve ai ndërroi jetë.

Ai ishte diagnostifikuar me një kancer të rrallë dhe ishte në stazën 3 kur veçse ishte diagnostifikuar.

"Mjekët na thanë se nuk kishte shumë jetë, por ai ishte i vendosur. Luftoi, vazhdoi me kimio-terapitë deri sa lindi motra e tij", deklaruan prindërit Lee e Rachel.

"Ai e përqafonte, i këndonte, ia ndërronte rrobat, bënte gjithçka do bënte një vëlla i madh për motrën".

E në momentet e fundit të jetës, ai deklaroi: "Dua të qëndroj, por duhet të shkoj që të bëhem engjulli mbrojtës i motrës sime".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat