Zbulohet çka fshihet prapa vezës rekordere

Ndryshe

Zbulohet çka fshihet prapa vezës rekordere

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:08
Veza

Veza që po then rekordet në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në Kosovë dhe në gjithë botën.

Disa media kanë raportuar që kjo vezë lidhet me rrjetin ushqimor KFC, ndërsa disa lajme kanë raportuar se veza është e fabrikës së pulave Konsoni.

Por mund të jetë se e vërteta për vezën është krejt tjetër.

Sipas një burimi veza në fakt është një kremë për buzë nga firma shumë e popullarizuar globale EOS egg lip balm e cila për produktet e veta natyrore e përdorë pikërisht formën e vezës.

Pra, nëse kjo është e vërtetë atëhere i bie se veza mbështillet jo nga kërci i vezës, kurse në brendi është produkt natyral pa vajra artificiale që përdoret për zbutjen dhe zbukurimin e buzëve. Mbetet të shihet nëse veza është për ushqim, apo është zbutës i buzëve.

“Ne nuk mund të konfirmojmë e as të mohojmë nëse kjo vezë është e lidhur me produktet në dyqanet tona,” ka thënë barnatorja Pikapika në Albi Mall ku ky produkt rëndom shitet.

“Vezët EOS që ne i kemi në dyqanet tona nuk janë për t’u ngrënë, dhe këtë e konfirmojnë edhe reklamat që postohen mbarë botën për këto produkte. Këto vezë janë për lyerjen e buzëve,” përfundon deklarata e barnatores.

Veza e popullarizuar në Instagram që po then rekordet e pëlqyeshmërisë ka marrë popullaritet pasi ka thyer rekordin paraprak të Kylie Jenner me një foto të foshnjës së vetë.

Fotoja me vezë po duket se tash pas Instagramit do të thyej rekordin edhe në rrjetin social Facebook. Kjo vezë misterioze ka tërhequr vëmendjen e përcjellësve në rrjete sociale dhe më gjerë duke ngritur dyshime dhe teori të ndryshme në atë se çka mund të qëndrojë prapa saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat