Majmuni bëhet ‘tapë’

Ndryshe

Majmuni bëhet ‘tapë’

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:35
Pamje nga video

Ky është momenti që një majmuni përdor të dy duart dhe një këmbë për të mbështetur një shishe të madhe birre para se të fillojë të pi.

Pamjet janë filmuar në qytetin Rajampet në shtetin lindor indian të Andhra Pradesh dhe janë postuar në internet ku është shpërndarë gjerësisht.

Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar, një grup majmunësh thuhet se kanë qëlluar me gurë një njeri për vdekje në qytetin e Tikrit në veri të Uttar Pradesh.

Dharampal Singh ishte duke mbledhur dru kur ai u godit papritur në kokë dhe gjoks me tulla, të cilat majmunët morën nga një ndërtesë e braktisur aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat