Një krokodil shfaqet në plazh, turistët ikin të tmerruar

Ndryshe

Një krokodil shfaqet në plazh, turistët ikin të tmerruar

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:35
Pamje nga video

Turistët në një plazh u detyruan të iknin të shokuar, pasi një krokodil i madh u pa në plazh dhe filloi të shëtiste në breg.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamjet që tregojnë krokodilin e madh që ecën mbi plazh në Parkun Kombëtar Natyror Tayrona në Santa Marta, Kolumbinë veriore.

E një grup i të rinjve, të cilët po shikojnë në anën tjetër, shihen pothuajse duke ecur në drejtim të reptilit të madh dhe përfundojnë në panik.

Zyrtarët e parkut kombëtar i kujtuan turistëve se parku u krijua për të mbrojtur kafshët e egra, si dhe për njerëzit që të argëtoheshin dhe se sipas tyre, prania e krokodilit ishte në fakt një shenjë pozitive.

Megjithatë, rojet më vonë evakuuan plazhin – gjithashtu edhe për të “shpëtuar” krokodilin nga shqetësimi i shikuesve kurioz.

Drejtori i parkut kombëtar Luz Elvira Angarita tha se nuk ishte e pazakontë të shihje krokodilat në zonë dhe kjo ishte një shenjë e mirë për diversitetin e kafshëve të egra të parkut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat