Fëmijët ishin në gjumë, ndërron jetë nëna e tyre

Ndryshe

Fëmijët ishin në gjumë, ndërron jetë nëna e tyre

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:26
Tara Culley, 28- vjeç nga Radcliffe, Bury në Britani

Një nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë, pasi përzierja e alkoolit me kokainën i shkaktoi atak në zemër. Tara Culley, 28- vjeç nga Radcliffe, Bury në Britani kishte dalë me miqtë e saj në lokal dhe për disa orë ka konsumuar alkool dhe një sasi kokaine.

Dy fëmijët e saj dhe vajza e të dashurit ishin duke qëndruar në shtëpi me gjyshen e tyre.

Mësohet se nëna e dy fëmijëve qëndroi gjatë gjithë natës duke pirë jo vetëm alkool, por edhe lëndë narkotike. Pasi mbërriti në shtëpi në orën 9:00 të mëngjesit dhe u shtri, por më vonë u gjet e pajetë në krevatin e saj.

Edhe pse ajo u dërgua në spitalin e Royal Bolton, ishte e kotë. Testet treguan se përzierja e alkoolit me kokainën i shkaktuan asaj një atak në zemër.

“Ne dolëm rreth orës 18:00 dhe pimë për disa orë me miqtë tanë. Tara përpara se të shkonim në lokal bleu një sasi kokaine, por nuk e pashë se kur e konsumoi. Ndërkohë që nëna ime po kujdesej për fëmijët“, ka thënë partneri i saj për hetuesit.

Gjithashtu partneri i saj ka treguar se ata shkëmbyen disa mesazhe me njëri tjetrin.

“Teksti i fundit që më dërgoi ishte në orën 9:36 dhe unë u përgjigja në orën 9:47 dhe pastaj u ngjita në dhomën e gjumit dhe kur hyra pashë se Tara nuk ishte e ndërgjegjshme kështu që thirra ambulancën, por ajo kishte ndërruar jetë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat