Mjekët i jepni pacientit 15 kanaqe birrë për t’i shpëtuar jetën!

Ndryshe

Mjekët i jepni pacientit 15 kanaqe birrë për t’i shpëtuar jetën!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:36
Nguen Van Nhan

Nguen Van Nhan, 48 vjeçar kishte metanol në gjak 1,119 herë më të lartë se sa ishte normale.

Kjo për shkak të përdorimit të alkoolit, ku personit në fjalë kishte nisur t’i prishej mëlçia.

Sasia e helmimit tashmë ishte e madhe dhe mjekët po bënin cmos që të parandalonin vdekjen e tij.

Ajo se çfarë bënë mjekët ishte interesante, shkruan ‘Daily Mail’.

Mjekët hedhën në gojën e pacientit 15 kanaqe me birrë me qëllim që ta shpëtojnë jetën e tij.

Doktori Le Van Lam, kreu i njësisë për kujdesin intensiv të spitalit, u tha medias lokale se niveli i metanol në gjakun e Nhat ishte 1,119 herë më i lartë se kufiri i duhur.

Mjeku shpjegoi se stomaku dhe zorrët e një personi vazhdojnë të lëshojnë alkool në gjak, edhe nëse janë pa ndjenja ose kanë ndaluar të pijnë, dhe për një periudhë nivelet e alkoolit në trup vazhdojnë të rriten.

Njeriu u bë i pavetëdijshëm kur metanoli në sistemin e tij u oksidua në formaldehid, i cili në anën tjetër prodhoi acidin formik, sipas raporteve.

Nhat u lëshua nga spitali pas 3 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat