Nuk i dha passwordin e telefonit, gruaja djeg burrin

Ndryshe

Nuk i dha passwordin e telefonit, gruaja djeg burrin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:33
Dedi Purnama

Një femër ka tronditur botën teksa ka djegur burrin, pasi ai nuk i jepte passwordin e telefonit. Ajo nuk e ka menduar dy herë, por i ka vënë flakën bashkëshortit të saj. Kjo ngjarje shokuese ka ndodhur në Indonezi.

Mediat e huaja raportojnë se 26-vjeçari Dedi Purnama ishte duke riparuar çatinë e shtëpisë, në kohën kur bashkëshortja 25-vjeçare Ilham Cahyani i kërkoi fjalëkalimin e telefonit. Ajo ka marrë një shishe benzinë duke e derdhur mbi Purnaman, e i vënë zjarrin me çakmak.

26-vjeçari u dërgua menjeherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ndërroi jetë dy ditë pas ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat