Hodhën eksplozivë prej helikopterit, aktivizuan ortekët pas reshjeve të pandërprera të borës

Ndryshe

Hodhën eksplozivë prej helikopterit, aktivizuan ortekët pas reshjeve të pandërprera të borës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:01
Pamje nga video

Njësitet e sigurisë kanë hedhur eksplozivë prej helikopterit, në mënyrë që t’i aktivizojnë ortekët në mënyrë të kontrolluar.

Aksioni që është ndërmarrë në Grimentz të Alpeve Zvicerane, u realizua si proces parandalues, që të parandalojnë ortekët të zhvillohen në kohë të papërshtatshme.

Eksplozivët u hodhën në zonat ku bora ka rënë pandërprerë në 24 orët e fundit, duke krijuar një shtresë prej afro një metri.

Njësiti sigurisë, bashkëpunoi me mirëmbajtësit e pistave të ecjes dhe skijimit, në mënyrë që askush të mos jetë poshtë kur të bie masivi i borës. Pasi u krijua efekti artificial, filloi pastrimi i resortve dhe rrugëve prej sasisë së borës.

Kjo praktikë po realizohet viteve të fundit, për të parandaluar aktivizimin e natyrshëm të ortekëve, që mund të shkaktoi aksidente, duke bllokuar rrugë në mënyrë të pa pritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat