Shkoi në hotel pas raportimit për dhunë, polici gjen gruan e tij duke bërë orgji

Ndryshe

Shkoi në hotel pas raportimit për dhunë, polici gjen gruan e tij duke bërë orgji

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një agjent policie ka mbetur i shtangur nga ajo që pa në një dhomë hoteli. Pas raportimeve për sherr, ai së bashku me një patrullë shkuan në hotelin në fjalë. Aty brenda ai gjeti dy gra dhe një burrë të cilët ishin të përfshirë në orgji.

Në mesin e tyre ishte edhe gruaja e tij. Ngjarja u regjistrua në qytetin meksikan, Ciudad Victoria. Të tre këta persona, pas një darke vendosën shfrenonin fantazinë seksuale në një prej hoteleve të qytetit. Situata u kthye në një sherr të dhunshëm, i cili detyroi punonjësit e hotelit të lajmëronin policinë.

Mësohet se shkak për sherrin ishte bërë fakti se burri kishte kënaqur më shumë njërën nga femrat, duke shkaktuar kështu inatin e tjetrës. Kjo e fundit, filloi ta godiste më pas me shishe dhe me sendet që ndodheshin në dhomë. Të tre këta persona do të përballen me akuzën e prishjes së qetësisë publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat