Hardhuca gjigande hyn në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maceve

Ndryshe

Hardhuca gjigande hyn në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maceve

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:40
Pamje nga videoja

Hardhuca gjigante hynë në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maces

Një familja është tmerruar pasi një hardhucë gjigante e uritur i hyri në kuzhinë dhe hëngri ushqimin e maceve të tyre.

Kur Lewis Khan mbushi me ushqim tasat e tre maceve nuk e priste kurrë që do 'gllabërohej' nga një hardhucë 2 metra, e cila hyri në shtëpinë e tyre në Sidnei.

Lewis beson se zvarraniku mund të ketë hyrë në shtëpi shumë herë pa e kuptuar fare sepse taset e maceve ishin gjithmonë bosh.

"Ne ishim në shtëpi gjatë asaj kohe. Fëmijët e vunë re fillimisht dhe më thirrën që të shkoja në kuzhinë,"-tha ai.

Ndërsa u shpreh se u trondit kur e pa.

"Ishte e frikshme. Nuk e kisha idenë sesi do e nxirrja nga shtëpia. Nuk doja që të futej më tej apo të përpiqej të fshihej në dollapë,"-shtoi Lewis. "Ne zakonisht e lejmë derën e pasme të hapur në mënyrë që macet të dalin jashtë për ajër të freskët."

Zvarranikët përgjithësisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, vetëm në rastet kur provokohen.

Ishin fëmijët e Lewis që përdorën një fshesë për ta nxjerrë jashtë hardhucën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat