U rrit në jetimore, e moshuara gjen nënën e saj 103-vjeçare pas 60 viteve kërkime

Ndryshe

U rrit në jetimore, e moshuara gjen nënën e saj 103-vjeçare pas 60 viteve kërkime

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:45
Eileen Macken

Një e moshuar irlandeze, e cila është rritur në një jetimore, e ka gjetur më në fund nënën e saj.

Pas 60 viteve kërkimi, 81-vjeçarja, Eileen Macken arriti më në fund të gjente të ëmën e cila ishte 103-vjeçe.

Eileen e kaloi fëmijërinë e saj në një jetimore në Dublin, por kur u bë 19-vjeç, ajo vendosi që të kërkonte nënën e saj biologjike.

Pasi kaluan dekada me radhë pa asnjë shenjë të nënës, vitin e shkuar, Macken doli në një emision radiofonik për ta kërkuar publikisht, edhe pse mendonte se e ëma tashmë mund të kishte ndërruar jetë.

Një gjenealogjist, i cili e kishte dëgjuar historinë e të moshuarës në radio, e kontaktoi Eileen-ën dhe i ofroi ndihmën e tij.

Pas një viti punë me gjenealogjistin, 81-vjeçarja arriti më në fund që të gjente të ëmën, e cila për çudinë e të gjithëve ishte gjallë.

Duke folur për RTÉ Radio 1, Eileen, u shpreh:

"Nëna ime është 103-vjeç dhe së shpejti do të mbushë, 104. Fola me të në telefon, por ajo nuk më dëgjonte dot. Ajo është pak si unë. Edhe mua vetëm një vesh më punon tamam. Do doja të shkoja në një mal të madh dhe të bërtisja me të madhe: Nuk jam më jetime!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat