Këngëtarja nga Zelanda e Re, Kelsy Karter ka mbajtur një premtim të dhënë javë më parë.
Ajo kishte paralajmëruar se po planifikonte të bënte diçka speciale për ditëlindjen e ish-liderit të grupit One Direction, Harry Styles, i cili në 1 shkurt mbush 25 vjeç.
Ajo ka bërë tatuazh portretin e këngëtarit, me të cilën ende nuk është e qartë nëse ka ndonjë marrëdhënie.
E lindur në Zelandën e Re, Kelsy Karter është një këngëtare e re e cila po mundohet të bëj karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka publikuar klipin e ri të këngës “Catch Me If You Can”, ndërsa ka bërë një këngë kushtuar Zayn Malik, ish-pjesëtarit tjetër të One Direction, e cila nuk është publikuar ende.