“E di se më ke tradhtuar”: Kështu e priti një djalë të dashurën e tij në aeroport

Ndryshe

“E di se më ke tradhtuar”: Kështu e priti një djalë të dashurën e tij në aeroport

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:49
Kështu e priti një djalë të dashurën e tij në aeroport

Të kuptosh se jeni të tradhtuar nga partneri juaj kurrë nuk është një gjë e mirë – por një djalë ka vendosur të përballet me “gjysmën” e tij, në një mënyrë mjaft dramatike.

Sipas mediave të huaja i dashuri, me gjasë i lodhur nga e dashura e tij, është fotografuar duke qëndruar në portën e hyrjes në aeroportin e Melburnit në Australi me diçka të shkruar, ndërsa priste partnerin e tij “jobesnik”.

Ka qenë udhëtari australian Krystal ai që ka kapur pamjet e djaloshit i cili kishte shkruar “E di se më ke mashtruar”.

Image

Pamjet shumë shpejt janë bërë virale, duke mbledhur edhe shumë pëlqime në rrjetet sociale, duke mos munguar as komentet.

Ndërsa disa e vlerësuan atë për veprimet e tij, të tjerët nuk u mahnitën nga “gjesti” i tij.

Një person shkroi: “Unë në fakt ndjej një dhimbje për djaloshin. Do të duhej të ishe i dërmuar shumë për të bërë diçka kaq publike”.

Një tjetër tha: “Unë do të ecja pranë tij, sikur të mos e njihja fare”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat