Gruaja tregon se si një çokollatë i shpëtoi jetën

Ndryshe

Gruaja tregon se si një çokollatë i shpëtoi jetën

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Annie Windley nga Anglia

Annie Windley nga Anglia e cila po vuante nga anoreksia, ka thënë se jeta e saj ndryshoi plotësisht pasi që hëngri një çokollatë.

Gjatë moshës 21 vjeçare, Windley peshonte vetëm 29 kilogramë. Ajo jetonte dukë ngrënë vetëm një copë bukë të lyer me reçel, shkruan Yahoo.

Windley e cila filloi të ballafaqohej me këtë sfidë në moshën 15 vjeçare, u hospitalizua pesë herë për shkak të problemeve me shëndetin.

Image

“Refuzoja çdo lloj ushqimi, nëse kishte ndonjë ushqim para meje unë filloja që të dridhesha fizikisht. Unë thjeshtë nuk mund të qëndroja në një dhomë ku kishte ushqim”.

Megjithatë në tetor të vitit 2017, filloi t’i pëlqejë një çokollatë e cila i ndryshoj asaj jetën.

“Ishte çmenduri të mendoja se një copë e vogël çokollate do të më bënte mirë mua. Kështu gradualisht fillova që të shtoi peshë”.

“Atë ditë unë e kuptova se ushqimi nuk ishte edhe aq i frikshëm si unë e kisha menduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat