“Mendova se ishte shenjë nga shtatzënia, por ajo ishte…”

Ndryshe

“Mendova se ishte shenjë nga shtatzënia, por ajo ishte…”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:34
Lauri Murphy, 30 vjeçe mendoi se do të vdiste sapo mjeku i tha se ajo kishte kancer lëkure.

Ulur në karrigen përballë mjekut me fëmijën në prehër dhe babain e saj përballë një 30- vjeçare ka mësuar se shenja që kishte në bark nuk ishte një nishan i zakonshëm, por ajo kishte kancer të lëkurës.

Lauri Murphy, 30 vjeçe mendoi se do të vdiste sapo mjeku i tha se ajo kishte kancer lëkure.

“Nuk është një nishan i zakonshëm, por ju keni kancer”. Mendova se do vdisja. Babai im kishte ardhur me mua dhe më shtrëngoi dorën duke u përpjekur të më thoshte se do isha mirë. Ishte e tmerrshme”, ka thënë Murphy.

Image

Nëna e dy fëmijëve ka treguar se e kishte të pamundur të mbante veten dhe filloi të qante.

“Nuk i mbaja dot lotët. Mendoja për dy fëmijët e mi Oscar 5 vjeç dhe Oliver, tani 1 vjeç, se si mund të rriteshin ata pa nënë”.

Në momentin që 30- vjeçarja e mori vesh se kishte kancer lëkure, ishte 6 muajsh shtatzënë më Oliver. “Lëkura ime është e pastër dhe nuk e kisha vënë re se kisha një nishan të vogël tek barku”.

Teksa shikonte se nishani i rritej, ajo mendonte se ishte për shkak të shtatzënisë, pasi barku rritej me kalimin e muajve dhe kështu e ka neglizhuar.

Por, pasi nisi të kishte kruajtje, ajo shkoi tek mjeku ku mësoi dhe të vërtetën. Fatmirësisht sëmundja nuk kishte avancuar shumë dhe ata ja hoqën pas asnjë problem.

“Fatmirësisht e kapa në kohë  dhe ju nënshtrova një ndërhyrje, por nëse do e kisha lënë dhe për disa kohë mjekët më thanë se mund të ishte serioze. Edhe babai im ka vuajtur nga kanceri, por e ka kapur që në fillesa dhe tani është mirë”, ka treguar Lauri. Ajo u ka bërë dhe një apel të gjithë personave që kanë nishane që të bëjnë kontrolle njëherë në disa muaj në mënyrë që të mos kenë probleme më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat