Ishulli plot mistere i Pashkëve

Ndryshe

Ishulli plot mistere i Pashkëve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:06

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, përdorën kërkime paleogjenomike për të përcaktuar historinë gjenetike të Rapa Nui, siç njihen njerëzit e humbur të Ishullit të Pashkëve. Besohet se Rapa Nui kishin kontakte me amerikanët e jugut, përpara se evropianët të mbërrinin në ishull më 1772.

Por me habinë e ekipit hulumtues, materialet që ata testuan, treguan se nuk kishte kontakte midis Rapa Nuit dhe amerikanëve të Jugut përpara mbërritjes e evropianëve, çka e bënte disi të diskutueshëm gjetjen e ekipit. Nëse rezultatet e hulumtimit të tyre janë të sakta, është e qartë se Rapa Nui nuk kanë pasur ndihmë nga amerikanët e jugut në krijimin dhe lëvizjen e statujave të rënda të ishullit (moai).

Të pandihmuar nga askush, Rapa Nui i gdhendën dhe i lëvizën vetë monumentet. Sulmuesit, të cilët rrëmbyen Rapa Nui për t’i shitur si skllevër, e reduktuan popullsinë e tyre nga pak mijëra, nga më shumë se 100 mijë dikur. Dhe luftërat dhe sëmundjet e shfarosën pjesa tjetër, duke e lënë deri kohët e fundit misterioze origjinën e tyre, mënyrën e ndërtimit të statujave  apo edhe sekrete të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat