E bënë gati për ta varrosur por ndodh mrekullia

Ndryshe

E bënë gati për ta varrosur por ndodh mrekullia

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Mario Lo Conte është kthyer në kryefjalën e mediave, pasi me të ka ndodhur diçka që rrallë herë ndodh.

Për të ishte bërë çdo gjë gati për ta përcjellë në banesën e fundit, por  pensionisti italian 74-vjeçar i habiti të gjithë pasi u "kthye nga vdekja".

Ai ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët kishin deklaruar se çdo gjë për të kishte marrë fund.

Por i moshuari hapi sytë dhe familjarët e tij shprehen se me të ka ndodhur një mrekulli. I moshuari ka thënë për mediat:

"Po më telefonojnë shumë njerëz dhe më pyesin si jam. Por unë nuk kujtoj asgjë. Ishte besimi ai që më shpëtoi."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat