Kapet me armë 3D, dënohet me 8 vjet burgim - Bota Sot
Kapet me armë 3D, dënohet me 8 vjet burgim

Ndryshe

Kapet me armë 3D, dënohet me 8 vjet burgim

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Armë 3D

Një burrë nga Dallasi është dënuar me tetë vjet burg pasi u gjet me një pushkë pjesërisht të printuar 3D dhe një listë sulmesh për ligjvënësit amerikanë.

Eric McGinnis ishte i ndaluar të posedonte armë zjarri për dy vjet pasi ai sulmoi të dashurën e tij në vitin 2015.

McGinnis u përpoq të blinte një armë në vitin 2016, por nuk ia doli. Në vend të kësaj, ai bleu pjesë armësh dhe një printer 3D për të krijuar armën e tij.

Ai u arrestua në vitin 2017, pasi policia dëgjoi të shtëna zjarri në një pyll.

Kur policia urdhëroi që të dorëzohej, McGinnis u përpoq të thoshte se ai ishte anëtar i CIA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...