Gruaja fitoi 1 milion dollarë nga bileta e lotarisë që burri ia dhuroi për Shën Valentin

Ndryshe

Gruaja fitoi 1 milion dollarë nga bileta e lotarisë që burri ia dhuroi për Shën Valentin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:26
Gruaja fitoi 1 milion dollarë nga bileta e lotarisë që burri ia dhuroi për Shën Valentin

Një dhuratë e ditës së Shën Valentinit në minutën e fundit u shndërrua në një surprizë prej 1 milion dollarësh.

Një burrë nga Virxhinia i kishte sjellë gruas së tij një biletë lotarie për ditën e të dashuruarve.

Më 14 shkur, Terry Mudd kishte harruar të blinte dicka për gruan e tij për këtë ditë, kështu ai u ndal në minutën e fundit në një dyqan ushqimor.

Ai bleu një biletë llotarie në mënyrë që të mos shkonte pa asgjë në shtëpi, blerje të cilën e bënte shpesh kur vinte nga udhëtimet tregtare. Ai e mbylli atë në një zarf me shënimin “Pensioni i Terry dhe Madonës”.

Përkundër parashikimit të pamundur, ajo dhe gruaja e tij, Madonna, përfundua duke fituar një cmim të lartë prej 1 milionë dollarë nga kjo lojë.

Tani ata po planifikojnë që me këto para të bëjnë udhëtime të shumta kur të dalin në pension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat