Delfini shitet për mish, banorët e filmojnë duke qarë

Ndryshe

Delfini shitet për mish, banorët e filmojnë duke qarë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:20
Pamje nga videoja

Një delfin është filmuar në një moment tepër të dhimbshëm ku duket sikur ka lot në sy. Kafsha po shitej për mishin e tij në një market në Kinë dhe duket se e kuptoi këtë gjë.

Delfini u shit me 2.2 paund për kilogramë. Gjitari u gjet në Azinë Lindore dhe është listuar si një "specie në zhdukje" nga lista e IUCN Red.

Tregtia e kafshëve është e kontrolluar rreptësisht nga konventa kombëtare dhe e ndaluar në Kinë. Delfini u pa në Xuëen të Kinës dhe ishte rreth 1.7 metra i gjatë e peshonte më shumë se 50 kilogramë.

Një prej dëshmitarëve tha: "Ne pamë një person që e solli në market dhe shumë njerëz u afruan për ta parë. Dukej se po qante gjatë këtij procesi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat