Prej 13 vitesh kishte dhimbje barku, kur shkoi te mjeku zbuloi të pabesueshmen

Ndryshe

Prej 13 vitesh kishte dhimbje barku, kur shkoi te mjeku zbuloi të pabesueshmen

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një histori e rrallë vjen nga vendi fqinj, Italia, ku protagonist është një grua 51-vjeçare.

Ajo i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli dhe për 13 vite me radhë ishte ankuar nga dhimbjet e barkut.

Mjekët zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe, që nga viti 2005 ajo kishte në barkun e saj një fetus pajetë.

Në vitin 2005 kjo grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt me lindje çezariane. Mjekët i kishin thënë se gjithçka kishte shkuar si duhet dhe si ajo dhe fëmija që solli në jetë gëzonin shëndet të plotë.

Por 51-vjeçarja kishte pasur shtatzëni binjake dhe gjatë gjithë kohës ajo kishte dhimbje të çuditshme në fund të barkut.

Për 13 vite gruaja kishte bërë vizita dhe ekografi, por mjekët asnjëherë nuk kishin vënë re ndonjë gjë.

Republica shkruan se gjendja e 51-vjeçares përkeqësohet dhe ajo shkon me urgjencë në spital në datën 7 janar të këtij viti.

Edhe këtë herë askush nuk e kuptoi. U duk sikur dhimbjet e saj u zhdukën deri sa e kapën sërish një natë.

51-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital dhe operohet duke shpëtuar mrekullisht.

Në mitrën e saj u gjend një fetus, i cili kishte përfunduar në një placentë tjetër nga ai i vëllait të tij të lindur 13 vjet më parë.

Fetusi ishte spostuar disa centimetra ndaj edhe në ekografi nuk kishte dalë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat