Krijesa me dhëmbë të çuditshëm tmerron fermerët

Ndryshe

Krijesa me dhëmbë të çuditshëm tmerron fermerët

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:23
Krijesa e çuditshme

Një krijesë e çuditshme me dhëmbë të ngjashëm me të njeriut ka alarmuar fermerët në një provincë të Argjentinës.

Një grua që punonte në një fushë orizi pranë qytetit të San Javier, në provincën verilindore Santa Fe pa dhe e fotografoi krijesën e çuditshme.

Maria Julia Candotti tha se kafsha kishte një trup të gjatë si ngjala, me lëkurë të rrudhur dhe dhëmbë të shëmtuar si të njeriut.

"Kjo kafshë ka udhëtuar nëpër lum për të shkuar në fushën e orizit. Nuk e dimë se çfarë është, por jini të kujdesshëm", shkruan ajo në Facebook.

Dhëmbët e krijesës së çuditshme tronditën komentuesit online si Maria Celeste Christen që e përshkroi atë si "të neveritshme dhe të frikshme".

Ekspertët më vonë e identifikuan se bëhet fjalë për një lloj krijese e Amerikës së Jugut e njohur si epidosiren paradoxa që mund të marrë frymë në ajër, por zakonisht gjendet në kënetat dhe ujërat e ngadalta.

Pablo Scarabotti, një shkencëtar nga Instituti Kombëtar në Conicet, tha se speciet e tilla janë unike në Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat