Shpiket në Itali droga e re që të shkatërron trupin në kohë rekord

Ndryshe

Shpiket në Itali droga e re që të shkatërron trupin në kohë rekord

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Strukturat e karabinierisë italiane, NAS(Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Europë një lloj i ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20 000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon irritim dhe intoksikim.

Droga e re, siç raporton Respublica, ka një strukturë të ngjashe me produktin farmaceutik Fentanyl por me efekte shumë më shkatërruese për trupin. Droga ka hyrë në Itali nga jashtë përmes postës dhe itinerari i saj është gjurmuar përmes faqeve online.

Në krahasim me këtë drogë, heroina ngjan si ujë i freskët

shprehen ekspertët.

Ngjashmëria molekulare e saj me Fentanyl e bën të vështirë për t’u identifikuar ndërkohë që po quhet heroinë sistetike për shkak të efekteve të ngjashme psikotrope por që në fakt është shumë më toksike.

Kjo u bë e qartë edhe nga fakti se të shtruarit në spital me doza të kësaj droge nuk u përgjigjeshin trajtimeve të disintoksikimit të përdorur për heroinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat