Babai i saj është njeriu më i pasur në botë, si jeton vajza më e pasur në planet

Ndryshe

Babai i saj është njeriu më i pasur në botë, si jeton vajza më e pasur në planet

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:09
Bill Gates me vajzën

Për këtë arsye janë shpesh të llastuar dhe mendojnë se çdo gjë është në dispozicion të tyre. Shumë prindër janë të vetëdijshëm për pasojat e jetës luksoze për fëmijët dhe po e përballojnë seriozisht këtë problem. Mes tyre nuk bën përjashtim Bill Gates.

Ndërkohë që pasuria e themeluesit të Microsoft, vërtitet rreth 90.5 miliardë dollarë, vajza e tij është vajza më e pasur e planet.

Por Gates është i bindur se paratë duhen fituar dhe nuk duhet përfituar në kurriz të të tjerëve. Vajza e tij e madhe është Jennifer, por ajo nuk i përdor paratë e të atit, të paktën jo përtej gjërave të domosdoshme.

Po ashtu ajo nuk shihet as në evente mondane shumë shpesh. Ashpërsia e babait, nuk lejon që fëmijët nën moshën 14-vjeçare të kenë llogari në rrjetet sociale.

Momentalisht vajza e cila i ka mbushur të 18-at, ka vetëm një profil në Instagram, ku herë pas here publikon fotografi, shkruan noa.al.

Jennifer është e pasionuar pas sporteve ekstreme dhe merr pjesë në gara ndërkombëtare. Vajza shihet gjithmonë shumë e thjeshtë. Njerëzit që e njohin, flasin për një vajzë shumë të thjeshtë dhe të edukuar mirë.
 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat