Konsumoi alkool dhe duhan në avion, arrestohet gruaja

Ndryshe

Konsumoi alkool dhe duhan në avion, arrestohet gruaja

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:11
Edyta Skubala

Një grua është arrestuar pasi ka konsumuar alkool dhe duhan teksa ka qenë në avion.

Edyta Skubala, 40 vjeç bërtiste dhe shante me të madhe teksa ishte duke fluturuar me linjën e Raynair. Gruaja shkonte drejt tualetit me një shishe Vodka në dorë dhe aty pinte edhe cigare.

Teksa avioni ishte në qetësi, ekuipazhi dëgjoi të bërtiturat e Skubalas. Ata shkuan menjëherë tek tualeti dhe e gjetën duke pirë cigare. Edhe pse ata e paralajmëruar se veprimi i saj ndalohej në avion, ajo përsëriti të njëjtën veprim edhe më vonë. Pjestarët e ekuipazhit të avionit njoftuan policinë lidhur me incidentin dhe sapo avioni zbriti ajo u arrestua dhe u dërgua në stacionin më të afërt policor.

Ajo u vendos në një furgon policor ku oficeri tha se, ajo vazhdoi të kërkonte cigare edhe gjatë rrugës që po shkonte drejt stacionit.

Skubala po fluturonte drejt Bristolit. Bashkëshorti i saj Rupert Russell e ka mbrojtur duke thënë se, “ajo nuk kishte për qëllim të shkaktojë rrezik ose alarm në fluturim. Ajo ishte thjesht shumë e dehur për të dëgjuar udhëzimet ose për të njohur rrezikun që po shkaktonte”.

Partneri i Skubalës kishte blerë vodka në aeroport, pasi po largoheshin nga Polonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat