Me grushta dhe karrige në ajër, plas sherri mes krushqëve në dasmë

Ndryshe

Me grushta dhe karrige në ajër, plas sherri mes krushqëve në dasmë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:40
Pamje e shkeputur nga video

Një dasmë gati sa nuk është kthyer në tragjedi, në Adana të Turqisë, pasi krushqit kanë nisur të zihen me fjalë, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përleshje me karrige dhe grushta.

Arsyeja pse nisi është nga më të çuditëshme, që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë.

Kënga e parë e dasmës që u luajt për çiftin  në momentin kur nusja dhe dhëndri hynë sallë, ishte zgjedhur nga vetë ata.

Problemi erdhi tek kënga e dytë ku krushqit donin muzikë të ndryshme. Nuk gjenin dot një zgjidhje të përbashkët dhe për këtë arsye plasi sherri midis të dy fiseve.

Gjithsesi sipas the Mirror, çifti sa pa që situata u bë e ‘nxehtë’ hipi në makinë dhe u largua nga dasma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat