Libri i vogël i xhepit, ku dhe kur u shpik

Ndryshe

Libri i vogël i xhepit, ku dhe kur u shpik

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:02
Foto ilustruese

Ndaj libri i xhepit në Mesjetë ishte i limituar vetëm për një numër të kufizuar peronash.

Një përhapje të madhe ky lloj libri e mori pas shpikjes së shtypit, printerit dhe makinave të shkrimit. Viti 1455 kur edhe u krijua edhe shtypshkronja e Gutenberg-ut solli bumini e botimit të librave pasi ata tanimë kishin një kosto më të vogël prodhimi.

Libri i pare në versionin më ekonomik dhe me një kualitetit të mirë, ‘doli’ nga shtëpia botuese veneciane Aldus që, në 1501, botoi një libër të Virgjilit i cili ishte vetëm 10 cm i lartë.

Po në këtë periudhë libërtha me çmim ekonomik filluan të botohen gjerësisht edhe në Gjermani (The Volksbuch), në Francë (Bibliotheque Bleu) dhe Angli.

Titujt e parë u shtypën në një numër relativisht të vogël: deri në 10.000 kopje. Shpejt, megjithatë, shkrimet u trefishuan për shkak se patën jo pak sukses.

Kjo rezultoi të ishte një metodë super e efektshme në përhapjen e kulturës anembanë botës dhe është e vlefshme edhe në ditët e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat