Gruaja me HIV kafshon karabinierin

Ndryshe

Gruaja me HIV kafshon karabinierin

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një grua e dehur italiane ka shqetësuar në orët e hershme të mëngjesit vizitorët e një diskoteke në vendin Chiesina Ucaneze në afërsi të Pistoje, në rajonin italian Toskana, dhe më pas ka kafshuar në dorë karabinierin që erdhi për ta arrestuar.

Agjencia e lajmeve ANSA transmeton se karabinieri i lënduar tash duhet t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor, pasi gruaja ishte e infektuar me virusin HIV. 50-vjeçarja, e cila ishte e njohur më herët për policinë, u hodh mbi udhëheqësin e patrullës së karabinierëve dhe e kafshoi atë disa herë në duar, para se të arrestohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat