Roboti ‘peshkaqen’ për pastrimin e bregdeteve nga mbeturinat

Ndryshe

Roboti ‘peshkaqen’ për pastrimin e bregdeteve nga mbeturinat

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga video

Bregdetet në Devon të Anglisë, kanë nisur të pastrohen nga roboti i njohur si peshkaqen, që përpin të gjitha mbeturinat që ndodhen në sipërfaqe.

Pajisja është e pajisur me lidarë, që e ndalojnë të godet barkat tjera apo të përplaset në pjesë të porteve.

Forma autonome e lëvizjes, i mundëson të largohet deri në pesë metra prej bazës, ndërsa mund të komandohet me GPS.

Me kapacitet baterie deri në tetë orë, para se të ketë nevojë për rimbushje, RoboShark mund të mbledhë deri në 60 kilogramë mbeturina.

Krijuesit nga RanMarine, pretendojnë se nëse punon për gjashtë ditë në javë, mund ta t’i pastrojë bregdetet nga 15 tonelata mbeturina në vit. Sistemi i punës, është imituar nga peshkaqeni, që mbledhë peshq për ushqim, duke hapur gojën e madhe.

Në kohën që është duke mbledhur mbeturina, pajisja nuk emeton ndonjë gaz apo materie radioaktive, ndërsa nuk lëshon as zhurmë, që do të dëmton botën nënujore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat