Rrëzoi nipërit gjatë garës së vrapimit, ishte e vendosur të dilte e para

Ndryshe

Rrëzoi nipërit gjatë garës së vrapimit, ishte e vendosur të dilte e para

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:15
Pamje nga video

Halla është treguar e vendosur dhe e pamëshirshme, ndërsa garonte me fëmijët e vëllait nëpër oborrin e shtëpisë së tyre që ndodhet në Mississippi të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse i la të nisen të parët, ajo i rrëzoi nipërit për toke, duke ia pamundësuar vrapimin dhe sigurisht, doli e para.

“E rrëzoi me qëllim” ka thënë gjyshja në sfond, ndërsa qeshte me ngjarjen e pazakonte.

Ngjarja është kritikuar në rrjetet sociale, për shkak se duket si një shtyrje mjaft e vrazhdë.

Kjo ka bërë që ajo të reagonte, duke thënë se nuk iu ka shkaktuar ndonjë lëndim dhe se i do nipërit më shumë se gjithçka tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat