Ngasësit e makinave të borës përjetuan adrenalinë shtesë, kur u ndoqën nga një bizon gjigant

Ndryshe

Ngasësit e makinave të borës përjetuan adrenalinë shtesë, kur u ndoqën nga një bizon gjigant

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:18
Pamje nga video

Adrenalina ishte shumë e madhe për nëntë ngasës të makinave të borës, që po kalonin nëpër një rrugë të mbuluar me borë në Yellowstone National Park të Shteteve të Bashkuara.

Pranë tyre shkoi një bizon gjigant që peshon mbi 900 kilogramë, ndërsa iu vërsulej duke dashur t’i godiste.

Megjithëse nuk qëlloi asnjërin prej tyre, situata mund të dilte prej kontrollit, sepse ngasësit nuk ishin profesionist dhe mund të pësonin sulme paniku, derisa shmangnin kafshën.

Kjo pasi bizoni të ketë qëndruar para një makine dhe ia pamundësonte rrugëtimin, derisa po i transportonte turistët nëpër parkun nacional. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat