Kapet duke shitur fëmijët e saj: Më pengonin për takimet me meshkujt

Ndryshe

Kapet duke shitur fëmijët e saj: Më pengonin për takimet me meshkujt

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:10
Foto

Gruaja kishte rënë dakord që njërin nga fëmijët ta shiste për 13 mijë euro, ndërsa kishte si qëllim që ti shiste që të tre, fëmijë të ardhur në jetë nga lidhje të ndryshme.

Gruaja pretendonte, se vajza e vogël vetëm disa javëshe, e pengonte për takimin me meshkujt, pasi kërkonte shumë kujdes.

Rasulzhan sapo e kishte dorëzuar të bijën kur u arrestua nga policia. Ndaj saj policia kishte marrë disa sinjalizime, duke qenë se gjashtë muaj më parë kishte tentuar që të shiste vajzën më të madhe, vetëm 1 vjeçe, shkruan noa.al.

Teksa kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, ajo kishte bërë një publikim online ku kërkonte prindër birësues për fëmijët e saj. Por mesazhi i gruas përfundoi në duart e një organizate jo fitimprurëse, e cila sinjalizoi autoritetet.

23-vjeçarja u arrestua nën akuzën e shitjes së të miturit, ndërkohë që rrezikon pesë vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat