Gratë që ndryshuan botën përgjatë historisë, në mesin e tyre edhe Nënë Tereza

Ndryshe

Gratë që ndryshuan botën përgjatë historisë, në mesin e tyre edhe Nënë Tereza

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:57
Foto

Ajo që nisi si protestë e demostratë në ditët e sotme është kthyer në një ditë kur kujtohen të gjitha përpjekjet e tyre dhe se si do vazhdojnë ato të përpiqen për të drejta të barabarta e për të fituar vendin që i takon në shoqëri. E megjithatë përgjatë historisë ka pasur gra që kanë ndikuar në ndryshimin e botës njësoj si burrat, e për këtë arsye ne po ju kujtojmë se cilat janë këto vajza të fuqishme, sipas një rendi kronologjik ndër vite:

Safo– Një nga shkrimtaret e para që është dokumentuar. Shumë nga poezitë e saj kanë humbur, por reputacioni jeton përtej historisë. Platoni i referohej Sappho-s si një nga 10 poetet më të mira në botë.

Kleopatra– Sunduesja e fundit e Egjipitit të Madh, e cila luftoi që vendi i saj të mos pushtohej nga perandoria romake. Për hir të kësaj ajo pati dhe dy histori dashurie me liderët më të fuqishëm të Romës, Jul Çezarin dhe Mark Anthony-n.

Maria Magdalena– Historitë e librave të shenjtë dhe burime të tjera tregojnë se Maria Magdalena ishte një nga ndjekëset më të devotshme të Jezusit, e cila i qëndroi pranë kur u kryqëzua dhe ishte e para që pa ringjalljen e tij. U bë simbol i përkujdesjes dhe i besnikërisë.

Boudicca– Një lidere frymëzuese e paraardhësve të britanikëve, e cila në vitet e para pas lindjes së Krishtit udhëhoqi disa rebelime ndaj perandorisë romake. Arriti të organizonte një ushtri me 100 mijë burra të cilët ishin të suksesshëm në çlirimin e Colchester-it dhe Londrës, por më pas u mund në betejë.

Hildegard-a e Bingen-it- Mistike, autore shkrimesh dhe kompozitore këngësh. Ajo jetoi një jetë të tërhequr, më së shumti pas mureve të kuvendeve fetare. Gjithsesi shkrimet e saj, poezitë dhe  muzika ishin një revolucioni për periudhën kur jetoi. Papa, mbretër të ndryshmë dhe njerëz me influencë kërkonin shpesh mendimin e saj për çeshtjet që i shqetësonin dhe vepra e saj ende frymëzon njerëz.

Eleanor-a e Aquantinës– Mbretëresha e parë e Francës. Dy djemtë e saj, fillimisht Richard-i dhe më pas John u bënë mbretër të Anglisë. E edukuar, shumë e bukur dhe tepër e artikuluar, Eleoanora pati influencë të madhe në kohën kur jetoi në politikat e Europës Perëndimore dhe këtë frymë e përcolli dhe tek bijtë e saj.

Zhan D’Ark– Një shenjtore, mbrojtëse e Francës. Frymëzoi një revoltë popullore kundër pushtimit anglez. Një heroinë e pazakontë që vetëm në moshën 17 vjeçare udhëhoqi një ushtri franceze në fioren kundër armikut në luftën e famshme të Orleans-it. Gjyqi i saj i mëvonshëm dhe ekzekutimi në gijotinë vetëm sa i dhanë më shumë zë legjendës së Zhan D’Ark.

Miribai– Një poete dhe figurë mistike indiane. E lindur në një familje të privilegjuar Hindu, ajo hoqi dorë nga të drejtat dhe trajtimi si një princeshë, për t’ju përkushtuar dhe për t’ja dedikuar jetën Sri Kishna-s. Ringjalli traditën e yoga-s në Indi, traditë që praktikohet sot e kësaj dite në shumë vende të botës.

Shën Tereza e Avila-s,- Poete dhe udhëheqësja e reformës Carmelite në Kishën Katolike. Jetoi përgjatë inkuzicionit spanjoll, në kohën që nëse i dilje kundër Kishës të vrisnin, megjithatë asnjëherë nuk u dënua dhe arriti që ta reformojë këtë institucion fetar dhe ta largojë nga fanatizimi.

Katerinë de Medici– E lindur në Firence të Iitalisë, Katerina ishte e martuar me Mbretin e Francës që në moshën 14 vjeçare. Ishte e përfshirë në politikë dhe punoi gjatë gjithë jetës së saj për të rritur pushtetin e djemve të saj në krye të Francës. Për shkak të politikave që frymëzoi, u krijua dhe Masakra e Ditës së Shën Bartolomeut, një njollë e errët në histori ,por e rëndësishme për brezat që erdhën.

Elizabeta e I– Mbretëresha e Anglisë gjatë kohës kur ky vend pati një rritje shumë të madhe ekonomike dhe përjetoi një ndryshim social shumë të madh. Ajo bëri që Anglia të njihej si një vend protestant dhe udhëhoqi shtetin në luftë kundër Spanjës, për t’u bërë një nga fuqitë dominuese në glob. Padyshim një nga lideret më të suksesshmë që historia ka parë.

Katerina e Madhe-Një nga lideret më të mëdha politike në shekullin e 18-të. Katerina e Madhe ka luajtur një rol shumë të madh në shëndrrimin e Rusisë në një superfuqi, duke i dhënë përparësi paqes dhe artit në këtë vend. Njihet si liderja që e bëri Rusinë kjo që është sot.

Mary Wollstonecfat- Autore angleze, e cila shkroi një nga librat më të rëndësishëm që më vonë u bë simbol i feminizmit. Pamfleti i saj “Përligjja e të drejtave të gruas”, hodhi bazat morale dhe praktike për lëvizjet feministe dhe për luftën që u bë nga gratë për më shumë të drejta njerëzore dhe politike. Pionere e feminizmit.

Jane Austen-Një nga autoret më të famshme të të gjitha kohërave, e cila shkroi disa romane që dhe sot lexohen me të njejtën kureshtje si dikur. “Krim dhe Ndëshkim” apo “Emma dhe Northanger Abby” janë disa nga librat e saj më të njohur megjithatë ajo shkroi dhe shumë të tjerë në një kohë kur gratë nuk inkurajoheshin të krijonin, duke hedhur kështu bazat për punën që shumë shkrimtare të tjera bënë në vitet në vazhdim.

Sojourner Truth– Abolicioniste afro-amerikane që luftoi për të drejtat e grave. Në vitin 1851 dha një  nga fjalimet më të njohura në histori “Nuk jam unë një grua?”, e cila shpjegonte me detaje se si gratë ishin të barabarta me burrat.

Margaret Fuller- një avokate e të drejtave të grave në Amerikë. Libri  saj “Gratë në shekullin e 19-të”, ishte një influencë e madhe në mënyrën se si perceptohen burrat dhe gratë dhe është një nga punimet më të rëndësishme të lëvizjes feministe. Ajo argumentoi gjatë gjithë veprimtarisë së saj për barazi gjinore dhe se si gratë nuk duhet të ishin të varura nga burrat.

Harrier Beecher Stowe– Një lobiste jetëgjatë e tezës së anti-skllavërisë. Romani i saj “Kabina e Xhaxhait Tom”, ishte një gur themeli për fushatën kundër skllaverisë. Abraham Lincoln e quajit veprën e saj si një faktor kryesor për fillimin e luftës civile në Amerikë.

Mbretëresha Viktoria- Mbretëresha e Britanisë. Lidere e një nga perandorive më të mëdha që është parë ndonjëherë dhe shefe e qeverisë nga viti 1837-1901. Pati një influencë në politikat e Britanisë si asnjë parti politike ndonjëherë dhe u bë simbol i një periudhe të tërë me vlerat e saj viktoriane.

Emily Dickson– Një nga poetet më të mëdha në histori, Dickson e jetoi shumicën e jetës së saj në izolim. Poemat e saj u postuan pas vdekjes dhe morën një vlerësim letrar për guximin në shprehi dhe stilin jo të zakontë. Stili i saj në të shkruar la një gjurmë të madhe në poezin e shekullit të 20-të.

Marie Curie– Shkencëtare franko-polake. Curie u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel dhe gjitthashtu personi i parë që fitoi dy Nobel për dy kategori të ndryshme. E para për kërkimet e radioaktivitetit dhe e dyta për kiminë në vitin 1991. Pak vite më vonë ndihmoi në zhvillimin e makinerive të rrezeve X.

Helen Keller– Aktiviste amerikane për jetën sociale. 19 muajshe ajo humbi shikim dhe dëgjimin dhe përpjeket e saj për të kaluar frustrimin e të mos parit dhe dëgjuarit i ktheu në një luftë për njerëzit me të njejtat mangësi.

Coco Chanel- Stiliste franceze, e cila me krijimet e saj u kthye në një nga dizajneret më inovative të kohës. Coco Chanel pati një rol instrumental në përkufizimin e stilit feminist dhe veshjeve të grave në shekullin e 20-të. Idetë e saj ishte revolucionare, edhe për shkak se shpesh merrte veshje tradicionale të burrave dhe i ristilonte e i përshtaste për gratë.

Eleanor Roosevelt- Gruaja dhe krahu i djathtë në vendimarrje politike i presidentit amerikan F.D.Roosevelt. Ajo dha një kontribut të madh për të drejtat njerëzore, tematikë për të cilën luftoi gjatë gjithë jetës. Ishte kryetare për të drejtat njerëzore në ”Kombet e Bashkuara” dhe miratoi në 1948 deklaratën e të drejtave njerëzore që është në fuqi dhe sot.

Katherinë Hepburn-Aktore amerikane. Një figurë ikonë e shekullit të 20-të, e cila për rolet e saj fitoi katër Oscar dhe mori 12-të nominime të tjera. Stili i saj i jetesës ishte tërësisht i pazakontë për kohën dhe riformoi traditën e rolit të gruas në shoqëri.

Nënë Tereza– Murgeshë shqiptare dhe bamirëse e madhe. Ja dedikoi jetën të varfërve dhe për punën e saj u bë një ikonë e vetësakfrificës për të tjerët. Me anë të organizatave të saj u kudes për mijëra të sëmurë dhe të varfër kryesisht në Indi. Mori një çmim Nobel për punën e saj në 1979.

Mbretëresha Elizabetë II– Qëkur u ul në fronin e Britanisë në 1952, është bërë monarkja më jetëgjatë e shtetit. Ajo ka dëshmuar një rritje sociale dhe ekonomike shumë të madhe të Anglisë dhe politikat e saj kanë qenë gjithnjë bashkuese për të mirën e vendit dhe qeverisë.

Indira Gandhi- E para kryeministre e indisë. Ka shërbyer dy herë si kryetare e qeverisë dhe është akuzuar dhe si autoritare. Megjithatë ja doli që të shmangte një grusht shteti dhe një luftë civile në 1977 dhe në vitin 1984 u vra për ndërhyrjen që bëri në “Tempullin e Artë”.

Eva Peron-Shumë e dashur për popullin e thjeshtë të Argjentinës, gjatë gjithë jetës bëri fushatë për njerëzit e varfër dhe për zgjerimin e të drejtave të grave. Ndërroi jetë vetëm në moshën 32 vjeçare në 1952.

Rosalind Franklin-Kimiste britanike që dha një kontribut të  madh në kuptimin e strukturës së ADN dhe ARN. Një shkencëtare e rëndësishme dhe një zbuluese e një prej viruseve, ende të dëmshëm për shëndetin e  njerëzve.

Margaret Thatcher-Kryeminstrja e parë e qeverisë britanike. Qeverisi për 10 vite duke i dhënë rëndësi përgjegjësive personale të politikanëve dhe tregut të lirë.

Marilyn Monroe- Aktore shumë e njohur amerikane dhe një nga ikonat e kinematografisë amerikane. E kritikuar dhe e dashuruar, jo aq shumë për aktrimin por për stilin e jetesës, bukurinë dhe faktin që jetoi pa pendesë.

Anna Frank- Autore hollandeze dhe me prejardhje hebraike. Ditari i saj është një nga veprat më të lexuara në botë. Tregon për mëndimet e një vazje 13 vjeçare në të njejtën kohë shumë të maturuar, e mbyllur në një vend sekret për t’u mbrojtur nga regjimi nazist. “Pavarësisht të gjithave, besoj se njerëzit janë të mirë në zemër.”

Benazir Bhutto-Gruaja e parë kryeministre në një shtet mysliman. Ndihmoi Pakistanin nga dikatatura në demokraci dhe implementoi reforma sociale, duke ndihmuar kryesisht gratë dhe të varfërit. U vra në vitin 2007.

Oprah Winfrey- Moderatore talk show dhe biznesswoman. Oprah Winfrey ishte e para grua që pati një emision të sajin. Show-i saj dhe librat që ka publikuar kanë pasur shumë influencë duke u fokusuar kryesisht në të drejtat e grave.

Madonna– Pop star-e amerikane, një nga gratë më të suksesshme të industrisë së muzikës. Ka shitur më shumë se 250 milionë recorde dhe ka qenë protagonsite në shumë filma. Një ikonë e vërtetë.

Diana, Princesha e Wales– Princesha e monarkisë angleze që njihet për punën e saj në organizatat bamirëse. Pavarësisht martesës së dështuar me princin Charles ishte shumë popullore mes masës, njerëzve të varfër prej natyrës simpatike që kishte.

J.K Rowling– autore e njërit prej bestseller-ve më të njohur të të gjitha kohërave “Harry Potter”. Shitjet nga ato ishin aq të larta sa kreditohet me faktin që ringjalli leximin tek fëmijët.

Hilary Clinton- Politikane në SHBA, që u bë e para grua që kandidoi për Presidente në këtë vend. Shërbeu si Sekreteare Shteti për 4 vite.

Malala Yousafzai-Vajzë shkolle në Paksitan që kundërshtoi rregullat e Talebanit për edukimin e vajzave. I mbijetoi një atentati dhe është bërë një avokate për të drejtat e grave në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat