Bashkëshortët që për 15 vjet, porosisin ushqimin e njëjtë në të njëjtin restorant

Ndryshe

Bashkëshortët që për 15 vjet, porosisin ushqimin e njëjtë në të njëjtin restorant

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:16
Ron dhe Diana gjatë vizitës në restorant

Ron dhe Diana Watson nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, kanë ngrënë nga gjashtë herë në javë në të njëjtin restorant, për 15 vjet me radhë.

Që kur është hapur Roadhouse në Kansas, shumë pranë shtëpisë së tyre, ata e vizitojnë për çdo natë, përpos të shtunave.

Madje, ata edhe ulen në tavolinën e njëjtë me numër 412, që ndodhet përballë derës dhe ua mundëson të shohin kush hyn dhe del, ndërsa ushqehen dhe bisedojnë.

Diana porositë mish të pjekur mirë, me një sallatë anash, por pa domate dhe kripë. Në anën tjetër, Ron dëshiron gjoks pule dhe papate të shtypura, si dhe një sallatë të lehtë.

Rutinën e njëjtë, bashkëshortët e realizojnë që nga viti 2004, kur edhe është hapur restoranti, ndërsa arsyeja pse nuk shkojnë të shtunave, është se Diana punon deri vonë dhe lokali është i mbushur me mysafir.

Ngrënien në restorant, ata e praktikojnë sepse Ron nuk di të gatuajë, ndërsa nuk dëshiron që Diana të lodhet edhe më shumë, pasi ta ketë kryer punën e përditshme.

“Të gjithë i duan ata, të gjithë iu flasin. Janë miqtë tanë më të mirë, ndër bashkëshortët më të respektuar që na vizitojnë” është thënë në një postim, të zyrtarëve të restorantit.

Derisa i konsiderojnë si maskota të gjalla, fotografinë e bashkëshortëve ata e kanë vënë në një pjesë të pëlqyer të restorantit, si nderim për mysafirët e përkushtuar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat