Ky është pëllumbi që po shitet për më shumë se 1 milionë euro

Ndryshe

Ky është pëllumbi që po shitet për më shumë se 1 milionë euro

Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:23
Foto

Shtëpia e ankandit Pipa e nderoi Armando-n, pëllumbin belg me epitetin “Lewis Hamilton i pëllumbave”, për shkak të udhëtimeve në distanca të gjata.

Para kësaj shitjeje, rekordi për shitjen e pëllumbave ishte 376,000 euro. Megjithatë, shtëpia ‘Pipa’ kanë thënë se kjo shifër është tejkaluar qysh në ditën e parë që Armando është vendosur në ankand.

Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tri garat e fundit të karrierës së tij ishin Kampionati i Ace Pigeon 2018, Olimpiada e Pëllumbave 2019 dhe Angoulême, të cilat i përfundoi që të gjitha me fitore.

Armando, që po mbush 5 vjet këtë vit, tani po shijon pensionin, së bashku me zogjtë e vegjël të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat