Lind gjashtë bebe për 9 minuta

Ndryshe

Lind gjashtë bebe për 9 minuta

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:34
Foto

Thelma Chiaka solli në jetë katër djem dhe dy vajza mes orës 04:50 dhe 04:59, sipas një deklarate për media nga Spitali i Teksasit ku lindi ajo.

Pesha e foshnjave është diku rreth një kilogram.

Të gjithë fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë të marrin kujdes në njësinë e avancuar të kujdesit intensiv neonatal të spitalit.

Shanset për lindjen e gjashtënjakëve vlerësohen në 1 në 4.7 miliardë, sipas Yahoo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat