I jep lypsarit kartelën për të tërhequr para nga banka, ja çka bëri ai!

Ndryshe

I jep lypsarit kartelën për të tërhequr para nga banka, ja çka bëri ai!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:54
Pamje nga videoja

Secili prej nesh kur sheh një lypsar në rrugë, nëse nuk ka mundësi që ta ndihmoj, largohet nga ai, duke e anashkaluar.

Madje, ka shumë persona që nuk kanë besim në lypsarët, duke i parë si të rrezikshëm për rrethin.

Mirëpo, ndryshe mendon ky djaloshi në videon e mëposhtme, që ka një përfundim që askujt nuk ia merr mendja.

Ky djalë, derisa ishte ulur me shoqëri në një lokal, sheh një lypsar që sillej andej pari, në kërkim të ndonjë ndihme.

Pa pasur frikë se çka mund të ndodh dhe pa e njohur atë hiq, djaloshi i jep kartelën e bankës lypsarit, i tregon fjalëkalimin dhe i thotë që t’ia tërheq 20 dollarë.

Lypsari si njeri  i mirë që ishte, shkon i tërheq paratë dhe bashkë me faturën, ia dorëzon djalit që qëndronte ulur.

Ai nuk e keqpërdori besimin e këtij djali, por i dëgjoi këshillat e tij dhe ia kreu porosinë.

Në fund djaloshi në shenjë falënderimi, i jep lypsarit gjysmën e parave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat