Rast i rrallë, lind foshnja me motrën binjake që po rritej brenda saj

Ndryshe

Rast i rrallë, lind foshnja me motrën binjake që po rritej brenda saj

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:18
Foto

Vajza e vogël e quajtur Itzamara, e lindur më 22 shkurt në Barranquilla të Kolumbisë, është një shembull tepër i rrallë i lindjeve fetus-në-fetu, i përshkruar fillimisht në 1808, por që është parë rrallë që nga ajo kohë.

Disa nga rastet tjera, kryesisht në Azi, janë zbuluar pas lindjes dhe mjekët që fillimisht kishin menduar se foshnjat kishin ciste kuptuan se bëhej fjalë për një fetus.

Por, rasti i fundit ka hyrë në një terren të ri pasi mjeku specialist i nënës, Dr Miguel Parra-Saavedra, e ka zbuluar atë në javën e 35-të të shtatzënisë përmes skanimit me teknikën me ultratinguj 3D/4D.
 

Image

Itzamara lindi përmes operacionit cezarian në javën e 37-të, për të parandaluar rritjen e binjakes së saj dhe dëmtimin e organeve të saj të brendshme.

Një ditë më vonë mjekët kryen operacionin për të hequr binjaken e saj, 45 milimetër dhe me peshë 14 gramë, që vdiq kur iu pre kordoni kërthizor.
Fetusi kishte krahë dhe këmbë, por nuk kishte zemër dhe tru.

Dr Parra-Saavedra tha se “në thelb Itzamara ishte shtatzënë me motrën e saj”.

“Ishte një nga gjërat më të çuditshme dhe më interesante që mund të shihni në mjekësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat