“Të kanë mbetur 2 vjet jetë”, 40 vjeçarja sfidon mjekët

Ndryshe

“Të kanë mbetur 2 vjet jetë”, 40 vjeçarja sfidon mjekët

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:55
Foto

Edhe pse nuk kishte konsumuar kurrë duhan, Kate Malvenan u diagnostikua më 3 tetor të vitit 2018 me kancer më mushkëri. Më vonë, gjatë trajtimit, 40-vjeçares i dhanë mjekët një tjetër lajm aspak të mirë.

Kanceri i saj ishte përhapur nëpër organe të tjera të trupit dhe sipas mjekëve, asaj i kishin mbetur vetëm 24 muaj jetë. Ajo ishte e vendosur për të mos u dorëzuar, mblodhi të gjitha kursimet e saj dhe u nis për në Meksikë për një mjekim alternativ.

Kate  u mjekua në një qendër të quajtur “Hope4Cancer” dhe pagoi rreth 35 mijë funta për një program tre javor. Kur u kthye për vizita, kanceri i saj ishte zvogëluar në 75% të masës së tij ndërsa nuk kishte më gjurmë të tumorit në nyjet limfatike.
 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat