Shkencëtarë zbulojnë: Si gënjeu Casanova që ka fjetur më 122 gra

Ndryshe

Shkencëtarë zbulojnë: Si gënjeu Casanova që ka fjetur më 122 gra

Më: 27 mars 2019 Në ora: 06:32
Giacomo Casanova

A ishte i infektuar me gonorreja Casanova? Një studim shkencor ka zbuluar se nuk ka asnjë provë apo  një “gjurmë” të kësaj sëmundje, derisa shkencëtarët thonë se ai e ka fshehur këtë apo ka gënjyer për ta marrë imazhin e tij si dashnori më i madh i të gjitha kohërave

Giacomo Casanova kishte thënë se kishte pasur seks më shumë gra, e ku emri i tij u shkrua si dashnori më i mirë i të gjitha kohërave.

Mirëpo, shkencëtarët thonë se ai ka mundur të gënjej për këtë, sepse ata nuk kanë gjetur asnjë provë se ai ka pasur gonorreja ndonjëherë.

Avanturisti italian kishte shkruar memoaret e tij se po vuante nga një infeksion i transmetuar seksualisht.

Shkencëtarët thonë se nëse ai ka fjetur më 122 gra, siç ka thënë ai, ai ka pasur shumë mundësi që të infektohet me këtë sëmundje.

Kur ata kanë testuar për bakterie dorëshkrimin e tij me kujtimet e tij të shkruara, megjithatë, ata nuk kanë zbuluar ndonjë gjurmë të STI-sëmundje seksualisht të transmetuara ndonjëherë.

Kjo tregon se ai ose e ka trajtuar infeksionin e tij aq mirë sa ka shlyer gjurmët e tij-apo ai i ka ekzagjeruar kujtimet e tij në kontekstin seksual.

Shkencëtarët nga Universitetit Politeknik i Milanit në Itali, kanë ndarë proteinat bazuar në peshën e tyre, duke përdorur tekniken e quatur elektroforezë, e cila përfshin kalimin e vogël elektrik nëpërmes një xheli specifik.

Testet kimike janë kryer nga Pier Giorgio Righetti, një lider global në këtë fushë dhe skuadra e tij që kanë kërkuar për të gjetur gjurmë të bakteries gonorreja në faqet origjinale të dorëshkrimit të Casanovas.

Mirëpo, ata nuk kanë mundur të gjejnë prova të kësaj sëmundje, vetëm praninë e disa ilaçeve që mund ti këtë përdorur për ta trajtuar atë, raporton The Times.

Teknika më parë është përdorur për të zbuluar prova për sëmundjen e veshkave dhe morfinën e përdoru nga shkrimtari rus Mikhail Bulgakov, ku ishin marrë prova nga puna e tij në veprën klasike “Master and Margarita”.

Casanova, i lindur në Venedik, i cili ka jetuar gjatë viteve 1700 kishte thënë se ai ka vuajtur nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme katër herë.

Image

Gleb Zilberstein, ka bërë analizat për këto pretendime në librin që ai e ka shkruar 230 vite më parë, diku në mes të viteve 1789 dhe 1798.

Ai ka thënë se Casanova “ ose kishte gjetur një ilaç që e kishte shëruar atë apo ai ishte një burrë i shëndoshë apo një shkrimtar i bukur që përdorte imagjinatën për shkrimet e tij”.

Megjithatë, testet gjetën gjurmë të një kimikati të quajtur sulfur i merkurit, një përbërës helmues që përdoret për të kontrolluar dhimbjen-por nuk ishte një kurim për gonorrejan në atë kohë.

Zilbersteing mendon se ky kimikat mund ta këtë shkatërruar shëndetin mendor të Casanovas.

“Përbërja e merkurit në ilaçe shkaktojnë çrregullime mendore. Në vitet e fundit të jetës së tij, Casanova duket se po mendonte për vetëvrasje”.

“Ndoshta shkaku i kësaj ishte çrregullimi i tij mental për shkak se kishte përdorur një ilaç me bazë të madhe merkurin”.

Gonorreja, e cila mund edhe të ua merr jetën nëse nuk trajtohet, është një infeksion në gjak, që sipas statistikave në njerëz është shfaqur për herë të parë në shekullin e 12-të.

Trajtimet në atë kohë ishin sipërfaqësore dhe jo efektive –siç ishte përdorimi i metaleve të rënda-deri në vitin 1900 kur u shpik një antibiotik për ta shëruar atë.

Megjithatë, Zilberstein thotë se ai nuk e di se a do ti besojë apo jo Casanovës dhe librit të tij që ai ka pasur dhjeta apo qindra partnere seksuale, pasi që nëse do të kishte, është e pamundur që ai mos të infektohej nga gonorreja.

“Kur Casanova kishte vizituar Madridin, thuhet se edhe murgeshat në konvikte ishin prekur nga sëmundja veneriane e tij”.

Por, kjo duket se është vetëm një gënjeshtër e sajuar na vet Casanova?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat