Po korrte grurë me gjyshen, leopardi rrëmben vajzën 5-vjeçare

Ndryshe

Po korrte grurë me gjyshen, leopardi rrëmben vajzën 5-vjeçare

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një leopard u shfaq papritur teksa kafshoi në qafë vazjën e vogël duke i shkaktuar vdekjen.

Shrutika Thit dhe gjyshja e saj Kusum Kaduskar shkuan në fushat në fshatin Sakori, rreth orës 5 të së dielës.

Leopardi kishte ngritur një pritë dhe menjëherë u hodh drejt vajzës, e cila kishte shkuar të vizitonte gjyshen me nënën.

Ishin ulërimat e vajzës që alarmuan gjyshen, e cila lajmëroi banorët e zonës për ndihmë. Leopardi e kapi vogëlushen nga qafa dhe e tërhoqi zvarrë. Fshatarët hodhën gurë drejt kafshës, e cila braktisi fëmijën dhe u largua.

Shrutika u dërgua në spital në Manchar, por më vonë u tha se kishte ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat